7 Marsi: Me lule, dhurata dhe emocione në shkollat e vendit

7 Marsi: Me lule, dhurata dhe emocione në shkollat e vendit

Dhuratat i kishin përgatitur më herët. Në mëngjes, blenë lule të freskëta. Dhe të gjithë vërshuan në shkolla për të uruar mësuesit. 

Kamera e Ora News e gjeti të papërgatitur këtë mësuese në Elbasan, për ti marrë emocionet e vërteta të një marrëdhënie të vecantë

"Eshte mire kur nxënësit shprehin mirënjohjen" thotë një mësuese

Nxënësit e klasës së parë në shkollën "Andon Xoxa" në Fier, e rrethuan mësuesen e tyre me buqeta me lule dhe urime, ndërsa prisnin me radhë përqafimin e saj

Emocione të ngjashme dhe atmosferë festive, këtë 7 mars pati thuajse në çdo klasë, pavarësisht gjendjes së godinës, qytetit apo fshatit ku ndodhej.

Por, pavarësisht gëzimit që sjell kjo ditë, ndër vite, shkëlqimi i figurës së mësuesit është zbehur, nga problematikat e sistemit arsimor dhe herë pas herë dhe ndërhyrjes së politikës.

Ndaj, mësuesit pensionistë, kërkojnë angazhim të përgjithshëm për ti rikthyer shkëlqimin shkollës dhe mësuesit

"Megjithë përpjekjet që janë bërë ende nuk është aty ku duhet vlerësimi material për mësuesit"

Rreth 37 mijë mësues të sistemit parauniversitar, festuan ditën që përkujton hapjen e mësonjtores së Korcës më 7 mars në vitin 1887.

Pergatiti: Belinda Ruçaj, Inelda Vallja, Nertila Dosti


EMISIONET