Në ditën e 7 Marsit kryeministri vlerësoi me Medaljen e Mirënjohjes 10 mësues nga i gjithë vendi.

Ceremonia u mbajt sot në mesditë në kryeministri

Mësueset më të mira në sistem:

1.Edlira Angjeliu është mësuese e Historisë dhe Gjeografisë në shkollën e mesme “Kristaq Capo” në Berat.

2.Vera Çuedari është mësuese e Biologjisë në shkollën e mesme “Partizani” në Tiranë.  

3.Teuta Palushi është mësuese e Gjuhës Angleze në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në Lezhë.

4.Mimoza Shahu është mësuese e Edukimit Fizik në shkollën e mesme “Themistokli Gërmenji” në Korçë.

5.Majlinda Kromidha është mësuese e Matematikës në shkollën 9-vjeçare “Sulë Harri” në Elbasan.

Mësueset që janë në prag pensioni:

1.Rajmonda Zaharia është mësuese e Pikturës dhe Grafikës në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
2.Marjana Papavangjeli është mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në shkollën e mesme “Ali Demi” në Vlorë.
3.Lindita Bleta është mësuese e Matematikës në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër.
4.Shazie Sherri është mësuese Muzike në shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier.
5.Vasilika Kllapi është mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në shkollën e mesme "Pandeli Sotiri" në Gjirokastër.

/Ora News.tv/