4 vite bashkëpunim me Vera Grabockën, me kë do e 'ndërronte' Robert Aliaj?

Që prej fillimit të 'Dance With Me', Robert Aliaj është bërë pjesë e jurisë ku komenton kërcimet e personave të njohur të ekranit shqiptar.

Edhe pse u bënë vite bashkëpunimi me Vera Grabockën, piktori ka treguar se cili është emisioni që do donte të ishte pjesë përveç spektaklit të kërcimit.

Në një intervistë për 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, ai është vënë para zgjedhjes mes bashkëpunimit me Blendi Fevziun, Ardit Gjebrean, Arian Çanin dhe Rudina Magjistarin.

"Arian Çanin sepse 'Zona e Lirë' ka një hapësirë të paparë, është një panoramë e shoqërisë shqiptare, është nga pikëpamjet konceptuale e zgjedhur mirë. Jo vetëm kjo panorama që mua më fasionon shumë që ti zbulon mentalitetin e gjithkujt, nuk ka fasada, njerëzit shprehen shumë hapur, janë thyer barrierat, por më pëlqejnë dhe përplasjet që ndodhin aty. Kjo do më pëlqente që unë të kisha mundësi ta bëja këtë gjë, është e bukur," - tha Roberti.

EMISIONET