6 banditë lidhin familjen duke i kërcënuar me ujë të nxehtë, vjedhin 3 makina e 15,000 paund

6 banditë lidhin familjen duke i kërcënuar me ujë të

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur një moment dramatik kur grabitës të maskuar marrin "peng" një pronar, duke e lidhur me kabllo.

Ndërkohë që ai dërgohej për në shtëpi, familja e tij ishte tmerruar pas mbahej brenda nën kërcënimin e armëve.

Lee Harris, 48 vjeç dhe familja e tij iu nënshtruan një sulmi brutal rreth orës 1 të mëngjesit më 11 shtator, në të cilin gjashtë burra të armatosur dhe të maskuar përdorën një varre për të shkatërruar portën hyrëse për në shtëpinë e tyre.

Banda e dhunshme lidhi, goditi dhe kërcënoi 48 vjeçarin, gruan e tij Nicola, 43 vjeç, dhe djemtë e tyre binjakë 17-vjeçarë Cameron dhe Broady në një bastisje të tmerrshme.

Duke kujtuar skenën e tmerrshme, Harris tha: 'Ata përplasën derën e pasme me një varre. Dola nga dhoma e gjumit përmes shkallëve. Pashë gjashtë burra që vinin në këmbë. Nisa të frikësohesha për jetën time". 

Banda e dhunshme kërcënoi të hidhte ujë të nxehtë mbi familjen, ndërsa ata ishin të lidhur.

Ata morën tre makina dhe 15,000 paund para të gatshme.

Policia e Yorkshire në Britani, po heton rastin dhe e ka konsideruar incidentin si 'tmerrues'

EMISIONET