5 vjeçari bie në vrimën 11 metra për dy ditë, më pas ndodh e pabesueshmja

Një djalë pesëvjeçar i cili ra në një gropë rreth 11 metra, arriti të mbijetonte për dy ditë në vendin ku ishte mbërthyer.  Ushtria dhe ekipi kombëtar për lehtësimin e fatkeqësive hartuan një plan të posaçëm shpëtimi dhe ky mision përfundoi rreth orës 22:30 të së dielës.

Ekipi kishte nevojë të gërmonte një vrimë prej 12 metrash paralelisht me vrimën për të arritur djalin.

Ngjarja ka ndodhur në Madhya Pradesh, Indi.

Edhe pse ai ishte mbërthyer atje për dy ditë, ai bashkëpunoi me guxim me shpëtuesit kur ata erdhën në ndihmë të tij.

Sipas administratës, Roshan Singh ishte jashtë duke luajtur me miqtë e tij pasdite, kur përfundoi në vrimë.

Diametri i tij ishte vetëm 25 cm dhe nuk e kishte në pjesën e sipërme kapakun e metalit.

Kur ra në gropë, miqtë e tij ngritën alarmin duke bërë që të vinte menjëherë babai i tij që punonte në fermë.  

Policët u thirrën gjithashtu dhe i thanë "Times of India" se djali reagoi ndaj njerëzve që thërrisnin emrin e tij nga toka, ndërsa ju dërgua edhe oksigjen.


EMISIONET