4 mijë euro fitime në ditë, 5 shqiptarë arrestohen për "lumenj' kokaine në Rimini

Ata derdhën "lumenj" kokaine në rivierën e Riminit, duke lëvizur në fshehtësi, në këmbë ose me biçikletë dhe duke arritur të kryenin 50 transferta droge në ditë në zonën e bregdetit të kryeqytetit Romagna. Fitimet e tyre arritën deri në 9 mijë euro. 

Karabinierët arrestuan pesë të rinj, 21 deri në 28 vjet, të gjithë shqiptarë. Ata arritën në Rimini në shtator të vitit 2018 dhe nga ana tjetër, çdo 15 ditë, u kthyen në vendin e tyre të origjinës (në Shqipëri) për të depozituar paratë e grumbulluara. Sipas hetimeve, grupi arriti të fitonte 4 mijë euro në ditë.

Një jetë në hije

Të pesë shqiptarët jetonin në hije, të fshehur brenda mureve në disa vendbanime në kryeqytetin e Rivierës.

Sipas fakteve të mbledhura nga policia, ata linin vendbanimet e tyre vetëm për t'u takuar me klientët e drogës, duke u thënë atyre të ndalojnë në stacionet e autobusëve Rimini - Riccione dhe ndonjëherë tek nënkalimet hekurudhore.

Për të kryer dërgesat, ata përdornin në të shumtën e rasteve biçikleta. Brenda banesave të tyre, policia ka gjetur doza kokaine të fshehura në tubin e shkarkimit të tualetit si dhe materiale të tjera të nevojshme për këtë qëllim. U desh edhe ndërhyrja e zjarrfikësve duke gjetur qese kokaine në kanalizime nën ndërtesa.

Shumë shpesh, klientët e tyre arritën në Rimini nga Pesaro dhe Cesena. Midis tyre janë konsumatorët e përhershëm, por edhe tregtarët e vegjël të drogës. /S.Ll/



EMISIONET