"3 lëndë në 6 orë" , Boçi dhe Keta kundër Nikollës: Vendimi me pasoja për nxënësit

"3 lëndë në 6 orë" , Boçi dhe Keta

Nga 1 shkurti, marin fund orët e mësimit me 45 minuta dhe çantat plot me libra, për të cilat prindër e nxënës ishin ankuar vazhdimisht se po u deformohej shpina fëmijëve. Me këtë argument, Ministria e Arsimit, vendosi që në mes të vitit shkollor, të ndryshojë skemën e programit mësimor, ku brenda një dite, nxënësit do të zhvillojnë vetëm 3 lëndë me orë 90 minutëshe. Shumë mësues, prindër dhe nxënës janë gjendur të papërgatitur për këtë ndryshim revolucionar sipas drejtuesve të arsimit, pasi nuk e kanë të qartë nëse ky është eksperiment apo vendim i studiuar që do t’u vinte në ndihmë, e që më në fund shkolla shqiptare nuk do të ishte më stresuese. Nxënësit, që ende se kuptojnë se si do të mësojnë nga 1 shkurti, thjesht shpresojnë që të lehtësohen nga lodhja në shkollë dhe çantat në shpinë.

Nxënësit: “Nuk na kanë sqaruar ende në shkollë sepse nuk i kanë marrë informacionet e sakta. Po presim që të na informojnë. Do bëjmë detyrat dhe do mësojmë në klasë, çantat do ti kemi më të lehta dhe në shtëpi nuk do të ngarkesë të madhe, thjesht një përsëritje.”

Drejtorja e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë, Teuta Braçaj, e cila ka qenë pjesë e grupit të punës për skemën e re të procesit mësimor, tregon se si do të aplikohet ajo. Sipas saj, nga kjo skemë nxënësit do të lehtësohen nga mbingarkesa, ndërkohë që orët e mësimit do të dalin nga metoda klasike, ku mësuesi shpjegon dhe nuk ka mundësi të bashkëbisedojë me nxënësit.

Teuta Braçaj: “Si do të menaxhohet kjo nisëm? E para të gjitha shkollat kemi filluar të bëjmë një orar të ri. Orët tani do të jenë të bashkuara. Nëse kemi një lëndë që deri tani është bërë dy herë në javë, tani ajo do të bëhet 1 herë në javë 2 orë bashkë. Këto dy orët vërtet duket sikur është 90 minuta por nuk është pa pushim, 5 minutëshi do të jetë pas 45 minutave. 

Kemi menduar që pas dy orëve të para të bëhet pushimi i madh, duke menduar që nxënësit në mëngjes vrapojnë, dikush ka ngrënë mëngjes dikush jo, ngakesa e dy orëve bashkë me të njëjtin mësues. Pastaj do të jetë ora e 3-të dhe e 4-t dhe prap pastaj do të bëhet 10 minuta pushim, më pas ora 5 dhe e 6-të. 

Nxënësit i ikën dhe ai stresi. Që vinte në shkollë i stresuar. Mësonte shumë mirë 2-3 lëndë dhe pastaj mendonte të largohej nga ora e mësimit. Dhe këtë e mendojmë si pozitive që tani nxënësit nuk do mendojnë të se nga cila orë e mësimit do largohet pasi do marrë 2 mungesa dhe e dyta do i kushtojë pasi brenda atij 2 orëshi do mësojë nuk është se thjesht do të dëgjojë. Deri në fund të vitit do shikojmë sesi do ecë. 

Ne si mësues e kemi parë dhe në këtë profil se lënda e cila ka dy orë në javë sot, do bëhet vetëm 1 herë në javë dhe kemi merakun tjetër se me nxënësit që do takohemi vetëm 1 herë në javë do ta kenë harruar. Por është dhe ana tjetër, vërtet bëhet një herë në javë por në atë 9- minutësh ka bërë detyrat e shtëpisë, ka zgjidhur të gjitha pyetjet që ka në fund të mësimit dhe ne ia japim në shtëpi.”

Nga komunikimi me mësuesit, Braçaj sikurse dhe drejtues të tjerë të arsimit shprehen optimist për vendimin e marrë, madje ata mendojnë që në shtator të mund të kalojnë në një metodë tjetër, ku lëndët të mos zgjasin përgjatë gjithë vitit shkollor, por të mbyllen në semestra.  

Teuta Braçaj: “Do shikojmë sesi do ecë kjo periudhë dhe në shtator nëse do ecim me këtë lloj metode ne kemi hedhur dhe  një ide tjetër që mbledhim lëndët. Lënda që sot bëhet dy orë në javë të bëhet 6 herë në javë dhe të mbarojë brenda një 3 mujori. Mbaron fizika tremujorin e parë, biologjia tremujorin e dytë dhe kimia tremujorin e tretë dhe i bie që të ketë më pak lëndë brenda tremujorëve. Në fund e plotëson të gjithë programin shkollor. Është mendësia e mësuesit ajo që do ndryshojë duke menduar jo çfarë njohurish jam duke dhënë por sesi do ta organizojë këtë  90 minutësh. Është lehtësim për nxënësit, kurse mësuesve i ka hapur punë pasi duhet të mendohet mirë sepse disa mësues janë me metodën e vjetër ku duhet që vetëm ai të shpjegojë dhe nxënësi në shtëpi ta kuptojë mësimin dhe ta bëjë mësimin vetë.”

Por si e shohin ish-drejtues dhe ekspertë të arsimit këtë çështje. Për Majlinda Ketën, vendimi duhet të ishte studiuar, për të mos bërë eksperimente me nxënësit me modele të paqarta.

Majlinda Keta: “Në fakt çdo lloj ndryshimi i dëshiruar për një kryeministër, ministër, mësues, prind, fëmijë që mund ti vijë arsimit në çfarëdolloj vendi të botës paraprihet pikë së pari nga një studim. Lajmin e fundit unë do ta quaja thjesht lajm. Ju lutem mos e quani në as rast reformë, as arritje , as sukses pasi është precedent që ka sjellë një pamje të frikshme dhe të çuditshme me atë që po ndodh në sistemin arsimor shqiptar. Çdo lloj ndryshimi në arsim interes më të lartë bazuar në Kushtetutë e Deklarata Universale ka fëmijën. 

Në ndryshime duhet të konsiderohet sesi ndikon tek fëmija. Nëse e thua në termin mirëqeverisës e thua në termin që do ndikojë pozitvisht, në rastin tonë nuk ka asnjë element të ndikimit pozitiv thelbësor në shëndetin mendor të fëmiëve pasi variacioni i vëmendjes së një fëmije nga klasa e parë apo kopshti drejt shkollave të mesme luan me pas minuta ndryshimesë, nga 20 deri në 30-35 minuta në mendje që do të thotë, i luajtur në dy etapa rë njëpasnjëshme ti vetëm e disakordon një fëmijë së cilës pretendon ti shtosh orën e zgjatur të mësimit me një nivel shkëputje vetëm 5 minuta dhe rilidhjen me orën tjetër. 

A mundet që një mësues ta bëjë këtë? Sigurisht mësuesit shqiptar të ndodhur në trysni, të reformatuesve politikë nga viti në vit, vjen një ministër ikën një tjetër, bën sikur po bën reformë, i mbeten ato krijesa më të bindura të këtij shteti dhe do vazhdojnë ta bëjnë por kam bindjen që ne diskutojmë janë të traumatizuar pasi për herë të parë në historinë e arsimit preket udhëzimi i një ministri dhe nga vetë ministri e mbi të gjitha me bekimin e Kryeministrit. 

Udhëzimi i ministrit për fillimin e vitit shkollor apo akademik është ligj, ta shkëpusësh, ta ndryshosh nga po ai që e firmosi dhe e vulosi është një precedent që do sjellë për votuesit shqiptar. Kjo nuk është mirëqeverisje, por qeverisje sipas qejfit tim. Unë nuk di në cilin sistem arsimi botëror e kanë gjetur.”

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar të Edukimit, thotë se vendimi do të ketë pasoja që do të rëndojnë mbi nxënësit. Sipas tij, sistemi arsimor është në kaos, pasi struktura nuk përputhet me tekstet.

Luçiano Boçi: “Të ndërhysh ne mes të vitit shkollor me nisma të tilla mua më duket pa llogjikë dhe me pasoja për procesin mësimor. Duket sikur qëllimi është justifikues sepse duket sikur ulet pesha e një pjesë nxënësve, ndërkohë që problemet suksesive, pasojat do të jenë të parituara për nxënësit dhe mësuesit. Është mendjelehtësi pasi duhen parashikuar këto pasoja. Ministrja duhet të ishte konsultuar me IZHA-n dhe Këshillin e Arsmit Parauniversitar përpara se të dilte me një nismë të tillë. Për më tepër nisma të tilla duhet të shoqërohen me një projekt pilot nga ana e ministrisë. Projekti duhet të zgjaste në një kohë të caktuar, në një vit shkollor të shihej efekti pozitiv apo negativ dhe pastaj të dilte në një konkluzion për ta shtrirë në të gjithë sistemin parashkollor. Mësuesit janë pakualifikuar, të patrajnuar sesi do ndodhi dhe menaxhohet. Megjithëse flitet për 2 orë suksesive 45 minutëshe, me pushim 5 minuta, ora konceptohet 90 minuta. Në sistemin arsimor ka një kaos të madh, strukturën e kemi 5+4+3 nuk e kemi si shumica e vendeve europiane, tekstet i kemi britanike, kurrikulat i kemi evropiane dhe tani doli një orar origjinal, megjithëse në deklaratën e ministrisë theksohet se ka modele të vendeve. Po kush janë këto vende? Të na sjellë këto modele dhe si janë aplikuar. Të na thuash se ka modele, të gjesh një model në x vend dhe ta justifkosh kjo është absurde. Tekstet britanike, sistemi anglez klasat 7-9 i ka 50 minuta orët e mësimit, teksiti është përgatitur për 50 minuta dhe në klasat 9-11 ora e mësimit është akoma më e gjatë, 100 minuta. Sot nxënësit tanë bëjnë 45 minuta një temë e cila ëshët përllogaritur në sistemin angelz të zhvillohet 100 minuta. Ka një mospërputhje të madhe dhe një kaos të madh. Tani do bëhet 90 minta por kjo nxjerr jashtë loje të gjitha tekstet që janë përgatitur për tu dhënë nga mësuesi brenda 45 minuta. Si do të kontrollohet mësimi x nga paraardhësi dhe mësimi pasardhës se janë të lidhura, pastaj dhe në orar ka diçka të karakterit pedagogjik. Nxënësi bëj një orë të vështirë, një orë argëtuese me qëllim që dinamika dhe rendi i ditës të jetë më pak i lodhshëm. Tani do bësh dy orë matematike dhe dy orë fiskulturë. Mendoj se nxënësi do të jetë i lodhur fizikisht nga fiskultura dhe mendërisht nga matematika dhe nuk do të jetë në gjendje të bëjë një orë tjetër. Ka probleme të jashtëzakonshme, nuk e di ku e gjeti kurajon ministria për një vendim të tillë dhe për ta aplikuar sa hap e mbyll sytë.”

Boçi ngre disa probleme lidhur me zbatimin e skemës së re, siç janë klasat kolektive, gjimnazet me kohë të shkurtuar, apo fëmijët e ngujuar. Për të shmangur mbingarkesën e nxënësve, Boçi sheh si zgjidhje ngritjen e kabineteve lëndore në klasë, zgjatjen e orarit të shkollës duke u përfshirë edhe dreka.

Luçiano Boçi: “Vendim absurd dhe mendjelehtë. Nuk mund të justifikohesh me çantën dhe peshën e çantës. Ka mënyrë të tjera për ta hequr çantën, që janë më efektive dhe që i japin shkollësnjë formë dhe fytyrë më evropiane. Dhe një nga këto është ngritja e kabineteve të lëndëve. Ku klasa ka libra dhe nxënësi nuk i merr nga shpia, por e ka kabineti lëmdor, e  ka vetë shkolla. Kjo nuk kërkon kosto dhe është iniciativë që mund të aplikohet për lëndët themelore, matematike, kimi, gjuhë e letërsi. Pesha bie dhe procesi nuk infektohet nga ndërhyrje të tilla rastësore, absurde dhe më shumë për propagandë sepse këtu progaganda është e madhe, lehtësimi i peshës. Sigurisht që edhe pesha ka të bëjë, është element i procesit mësimor por ajo që dëmtohet më shumë është pjesa e mësimdhënies dhe këtij procesi. Një formë alternative është kabineti lëndor dhe forma tjetër është zgjatja e shkollës, me kohëzgjatjen evropiane 8-16, ku nxënësit të bëjë edhe studimin por edhe marrjen e dijes e të informacionit dhe kjo kërkon një investim më të madh. Është një nga pikat ku PD-ja ka insituar, e ka pasur pjesë të programit të saj elektoral dhe duhet aplikuar sepse ka ardhur koha që është kthyer në domosdoshmëri. Ministria nuk sqaron se çfarë do të ndodhë me klasat kolektive, që 20 % e klasve që ekzitojnë në Shqipëri dhe është problem shumë i madh. Çfarë do ndodhë me fëmijët e ngujuar apo me ato që marrin mësime individuale? Dhe çfarë do të ndodhë me ata që nuk kanë mundësi të vazhdojnë me një sistem, ata që kanë shkollën e mesme part time? Çfarë do të ndodhë dhe sesi do të organizohet? Kemi një sërë efektesh zinixhir dhe janë ngritur një sërë pikëpyetjesh. Ky është një veprim absurd, mendjelehtë i Ministrisë thjesht për të prodhuar propagandën e rradhës, për ta mediatizuar, për të krijuar imazhin që këtu po punohet ndërkohë që një vendim i pakonsultuar, jo profesional nuk mund të quhet i drejtë dhe i saktë. I pandërtuar mbi bazën e një studimi dhe i futur në mes të viti shkollor duke sjellë pasoja negative për nxënësit, për mësuesit.”

Për ish-drejtuesen e Arsimit të Tiranës, Majlinda Keta, sot fëmijët shqiptarë kanë probleme më madhore se ndryshimi i programit mësimor në mes të vitit shkollor, siç është edhe kequshqyerja. Sipas saj, problemi i arsimit nuk është Tirana, por zonat e varfëra e të largëta të vendit, ku nxënësit e kanë të pamundur të bëjnë edhe mësim. Andaj Keta kërkon një frymë të re për shkollat, për mësuesit, për nxënësit, për fëmijët, të cilët siç thotë ajo i kemi larguar nga fëmijëria me gjithçka kemi ndryshuar ndër vite.

Majlinda Keta: “Përballë këtij luksi për të sjellë elemntë finë brenda realizimit dhe mekanizmit e instrumentave me të cilat shkon drejt fëmijës kurrikula shqiptare do të thoja që qeveria shqiptare ka emergjencë të zgjidhë elementë bazikë, biologjikë të fëmijës shqiptar. Studimi i fundit në cilësinë e të ushqyerjes së fëmijës shqiptare, flasim për kequshqyerje të fëmijëve në zonat shumë afër Tiranës, Kamzën që shquhet si një zonë që po ta shikosh në pamje të jashtëme ka elementë pozitivë të urbanizimit deri diku. Përpara se të vijë ky element i reformacioneve sipas kërkesa vetë prindërve, grupeve të fëmijëve, qeveria duhet të zgjidhë elementin e mirëushqyerjes së fëmijëve. Qoftë për Tiranën për të reduktuar obezitetin, qoftë për zonat e varfra  ku elementi i ushqyerjes së fëmijës kalon në një vakt në ditë. Shqipëria rënkon nga Tropoja në Konsipol. Dhe nëse do të pilotoja, do të pilotoja dhe vaktin, reformën, anagazhimin  e qeverisë  dhe angazhimin e ekspertizës atje ku rënkon nga varfëria, atje të shkojnë të pilotojnë. Tirana i ka të zgjidhura pak a shumë problemet e veta. Të shkojnë atje ku fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë, ku fëmijët shkojnë të pangrënë në shkollë, ku nuk kemi mësues sipas profilit, të shkojnë atje ku pjesmarrja e prindërit cënohet pasi luftojnë me varfërinë. Do t’i lutesha drejtorëve politikë të Ministrisë së Arsimit të mos jetë argument: Ne do të shpëtojmë nga çantat e tejmbushura. Çantat tejmbushen si pasojë e konceptimit kurrikular dhe e cilësisë së tenderave të librave që ata bëjnë.”

Për eksperët, vendimi i Ministrisë së Arsimit, duhet riparë dhe pse të gjithë bien dakord për mbingarkesën e shkollës, por sipas tyre duhet të gjendet rruga e duhur, pa propagandë politike dhe pa cënuar udhëzimet ligjore.

Nisur edhe nga gjendja në të cilën ndodhet sot arsimi, Majlinda Keta kërkon që presidenti Ilir Meta të thërrasë një tyrezë kombëtare për arsimin, ku faturën për vendimet e gabuara do të duhet të paguajnë padrejtësisht ata që sot nuk pyeten para se letrat të firmosen, që janë brezat e ardhshëm.   

Sot, për 495 mijë nxënës që ndjekin shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin, do duhet të vendoste më së pari Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, i cili edhe pse një detyrim ligjor i më shumë se para dy viteve, nuk është ngritur dhe as funksionon. Në këto kushte, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, mori vendimin për të bërë “3 lëndë në 6 orë”,  duke u mjaftuar me një grup prindërish që iu drejtuan platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët, pa u marrë në konsideratë mendimi i organit më të lartë kolegjial në Arsimin Parauniversitar, ku bëjnë pjesë jo vetëm përfaqësuesit politikë, por edhe të gjitha grupet e interesit.

EMISIONET