Merita Halilit në 'Diagnozë' i dedikohet këngë nga bashkëshorti, Raif Hyseni

Këngëtarja e njohur, Merita Halili është bërë pjesë e rubrikës Impakt Shëndet në emisionin 'Diagnozë' nga Freskida Miloti ku ka folur për jetën e saj në Amerikë dhe sakrificat që ka bërë me fëmijët e saj.

Bashkëshorti i saj, Raif Hyseni është gjithashtu një artist me të cilin ka filluar një nismë për njohjen dhe vlerat e artit ballkanik dhe shqiptar, ku mësojnë nxënësit amerikanë.

Gjatë bisedës, Merita falenderoi mjekun e parë që e ka diagnostikuar, dermatologun e ndjerë Bujar Pernaska.

Më pas, këngëtares iu prezantua një surprizë nga bashkëshorti i saj Raif Hyseni, i cili i performoi një këngë të shkruar prej vitit 1992, hit i asaj kohe.

'E jotja jam, i imi je' ishte kënga e parë që Merita ka performuar pas një operacioni ku nuk duhet të fliste për një muaj e gjysmë nga direktivat e mjekëve zviceranë.

EMISIONET