Berti jo "gogoli" që shfaqet në publik: Jam më i përkëdheluri i shtëpisë

Berti jo "gogoli" që shfaqet në publik: Jam më i

Artisti Robert Aliaj shfaqet shpesh në media ku kritikon për kauza të ndryshme e shpesh herë konsiderohet si konfliktual.

Së bashku me të bijën, ai është ftuar në puntatën e parë të 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj. Gala u pyet se si është babai i saj në shtëpi pasi në kamera cilësohet edhe si njeri i ashpër e i rreptë.

"Është si ëngjëll," - tha e bija. Ndërkohë, Rudina tregoi se bashkëshortja e tij kishte zbuluar një detaj që askush nuk e dinte rreth piktorit.

Ata e konsideronin si të përkëdhelurin e të llastuarin e shtëpisë dhe Roberti e konfirmoi duke shtuar: Jam si baba mediterran, si shqiptarët. I duam shumë fëmijët, jo se nuk i duan belgët por është një ndryshim kulturor, ekspresiv. Unë si baba shqiptar që jam, jam i përkëdhelur dhe vetë.

EMISIONET