Diva e muzikës, Aurela Gaçe do mbajë koncert në Tiranë më 18 shtator.

Këngëtarja do performojë live të gjitha këngët e saj që nga fillimi i karrierës 26 vjeçare deri më sot.

"A doni ta quajmë recital ketë koncert apo një mundësi që të jem pranë jush, live, duke sjellë pothuajse të gjitha këngët nga më të vjetrat deri sot? Unë nuk do ti vendos emër koncertit. Thjesht unë dhe ju, 26 vite bashkë,"-shkroi Aurela në një postim në Instagram.

Ndërkohë këngëtarja foli edhe për pasionin e saj të madh për muzikën.

"Do të hyjmë në të gjitha dhomat e shpirtit tim, në të gjitha ato ndjesi që besoj, në ato që më kanë bërë të rritem përpara syve tuaj, me pasionin e madh për këtë profesion që nuk e zgjodha, por thjesht linda me të. Me pasionin për të cilin punoj fort që të jem sa me gjatë mes jush. Me pasionin që më bën të dukem "e çmendur" edhe po, kur jam në skenë, le te themi që dashuroj çdo sekondë deri në çmenduri. Po të ishte në dorën time aty në skenë deri sa të kem jetë,"-shtoi ajo.

/Ora News.tv/