250 vizita në ditë në urgjencën e infektivit

250 vizita në ditë në urgjencën e infektivit

250 persona paraqiten çdo ditë për të marrë shërbim në urgjencën e infektivit në QSUT. Mjekët shtojnë se rastet nuk janë të rënda, teksa apelojnë qytetarët që ti drejtohen së pari mjekut të familjes për të shmangur pritjen dhe marrjen e shërbimit.

Muaji shtator ka sjellë një fluks të shtuar në urgjencën e infektivit në QSUT. Rreth 250 persona paraqiten çdo ditë pranë urgjencës së këtij spitali. Ndonëse dyndja është e lartë, mjekët thonë se nuk ka të sëmurë të rënduar. Rastet më të shpeshte janë ato me probleme në aparatin tretës, por sidomos të sëmurët kronikë.

Najada Çomo: Më shumë në vëmendjen tonë janë personat të cilët kanë sëmundje kronike, mosha e tretë që vuajnë nga diabeti, që vuajnë nga zemra, mushkëritë, ata duhet të jenë kontigjenti më i madh që të vijnë për të marrë ndihmën mjekësore, sepse sëmundja e agravon situatën e një infeksioni të një tubi tretës  apo e një infeksioni të kudo ndodhur të organizmit të njeriut.

Por, sipas shefes së infektivit Najada Çomo dyndja e pacientëve bëhet më tepër në urgjenca dhe jo te mjeku i familjes, duke sjellë kështu fluksin dhe shtimin e kohës së pritjes për qytetarët.

Najada Çomo: Unë i bëj thirrje popullatës që ka probleme të tubit tretës që më së pari ndihma mjekësore kërkohet tek mjeku i familjes, mjeku specialist dhe nëse situata nuk zgjidhet, padiskutim që pacienti referohet në urgjencën e shërbimit infektiv.

Çomo apelon qytetarët që të drejtohen drejt qendrave shëndetësore. Në Tiranë 3 prej tyre janë me shërbim 24 orësh.

EMISIONET