220 objekte nënujore së shpejti do të jenë pjesë e një sesioni të veçante ekspozimi në muzeun historik të qytetit të Vlorës. Një sërë ekspeditash nenujrore janë ndërmarrë që prej vitit 2008-2009 që prej "Kepit të Gjuhëzës" deri në ishullin e Zvërnecit. Gjetje arkeologjike janë të akspozuara në fondin e muzeut historik të qytetit bregdetar. Sipas drejtorit të këtij institucioni Skënder Spahiu, objektet kanë një specifikë interesante referuar mënyres së rezistimit në kushte nënujrore. Skënder Spahiu:Janë bërë disa ekspedita nënujore në të gjithë gjirin e Vlorës nga "Kepit të Gjuhëzës" deri në ishullin e Zvërnecit. Janë një numër i madh gjetjesh arkeologjike. Ato i kanë rezistuar kohës dhe shpresojmë të bëjmë një kënd për gjetjet nënujore të Vlorës, pasi këto gjetje siç gjenden në tokë mund t’i gjejmë edhe më lehtë nën ujë”. Ai do të rreshtohet krahas pavionit të arkeologjisë, neolitit, paleolitit dhe historisë deri në ditet e sotme, përfshi përiudhën e regjimit komunist dhe Luftën Nacional Çlirimtare. vl vlor vlor1 vlor32 vlor33 vlore gjetje nenujeor

/Ora News.tv/