Një 22-vjeçar shqiptar dyshohet se ka përdhunuar një minorene me aftësi të kufizuara në Itali.

Mediet italiane bëjnë me dije se dosja e 22-vjeçarit shqiptar është dërguar për gjykim, nën akuzën e përdhunimit.

Dyshohet se i riu ka shfrytëzuar pamundësinë e adoleshentes 15-vjeçare për t’u mbrojtur dhe e ka detyruar që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Ai e ka lidhur në krevat, ndërsa ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

Proçesi gjyqësor ndaj tij do të nisë në Gjykatën e Paolës më 22 maj.

/Ora News.tv/