2018 "fatsjellëse", futbollisti i Championship bëhet milioner

Një vit i ri me shumë fat për mbrojtësin e skuadrës angleze të Preston, Kevin O'Connor.

22 vjeçari irlandez ka fituar 1 milionë paund me një biletë lotarie  të cilën e mori si dhuratë nga xhaxhai i tij.

Pasi dëgjoi numrat e lotarisë, nëna e tij e nxiti të shikonte biletën.

 “E kontrollova biletën, dhe nuk e mendoja kurrë se do të isha fitues i çmimit 1 milionë paundësh. Ka qenë një ditë e pabesueshme. Nuk e di ende çfarë do bëj me paratë, por do ta mendoj dhe do marr një vendim” – u shpreh futbollist.



EMISIONET