20 vite pas vrasjes nderohet Azem Hajdari, në ceremoni dhe të larguarit

20 vite pas vrasjes nderohet Azem Hajdari, në ceremoni dhe të

Në 20 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-bashkëpunëtorë të tij, diplomatë të akredituar në Tiranë  dhe deputetë të majtë, përkujtuan liderin e Lëvizjes Studentore.  Presidenti Ilir Meta, tha se Azemi ishte njeri i lindur i lirë, i guximshëm dhe këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës së tij,ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azemit, Shqipëria  si gjithë Europa.

Tirane-Në 12 shtator u shënuan 20 vjet nga vrasja e një prej figurave të rëndësishme të Lëvizjes së Dhjetorit ’90 dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

 Presidenti Ilir Meta, ish-kryemisnitri Sali Berisha, kryetari i opozitës Lulzim Basha, deputetë të Partisë Socialiste, diplomatë, familjarë dhe ish-bashkëpuntorë të tij, e përkujtuan, nëpërmejt një simpoziumi  “Ëndrra e Azemit, Shqipëria si Europa”, që u hap nga vajza e tij, Rudina. 

Rudina Hajdari: Nëse kishte diçka që Azemi vlerësonte ishin: atdheu, familja dhe liria  

Presidenti Ilir Meta, student i Lëvizjes '90, vlerësoi lart figurën e Azem Hajdarit: Ishte njeri i guximshëm dhe me genin e tij demokrat" 

Azem Hajdari vlerësohet  si një figurë  që ka lënë gjurmë me vlerat dhe kurajon e tij, për rrëzimin e  sistemit komunist. 

 Sali BerishaKjo nuk është një ditë përkujtimore. Në rast se ka një njeri që është i gjallë dhe pas vdekjes unë them Azem Hajdari.  

 Në simpozium, mbajti një fjalim edhe ish-funksionari i lartë i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj, i cili teksa lexoi nje letër imagjinare të Azemit, nuk i kurseu kritikat për Partinë Demokratike sot.  

Besnik Mustafaj:PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për ti dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për ti udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrres tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa.

 Simpoziumi për 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, ku ndanë kujtime personalitete e miq të tij, i la vend homazheve pranë memorialit, në vendin ku u vra natën e 12 shtatoritt të vitit 1998. 

Lulzim Basha: Pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azem Hajdarit për Shqipërinë si gjithë Europa.

 Në homazhe morën pjesë edhe kundërshtarët e Lulzim Bashës.  Por Astrit Patozi dhe Ridvan Bode preferuan që dhe në këtë përkujtim mos të shtrëngonin duart me kreun e PD-së. 

Astrit Patozi:Ne jemi më keq se përpara 20 vitesh. Sepse në atë kohë Partia Demokratike ishte në vështirësi e agresuar nga kundërshtari politik, i cili kishte realizuar një gjysmë revolucioni për të ardhur në pushtet.  Kurse sot Partia Demokratike është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës dhe të atyre që e rrethojnë.

 Homazhe u kryen dhe pranë varrit të tij, në varrezat “Dëshmorët e Kombit”

EMISIONET