2 mln euro pallat me para krimi, lihet në burg "biznesmeni" shkodran

2 mln euro pallat me para krimi, lihet në burg "biznesmeni"

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasin Bardhok Planaj, i arrestuar pak ditë më parë

44 vjeçari kishte ndërtuar një pallat 10 katesh në qytetin e Shkodrës me para të përfituara nga veprimtari kriminale. Masa e sigurisë i është dhënë në spital.

Pak ditë më parë, policia bënte me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor, bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katesh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.

Gjatë hetimeve të kryera, shton më tej policia, "ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katesh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion euro".

EMISIONET