Mijëra euro! Zbuloni sa kushton piktura më e shtrenjtë e Robert Aliaj

Mijëra euro! Zbuloni sa kushton piktura më e shtrenjtë e Robert

Artisti i njohur, Robert Aliaj jeton në Belgjikë prej vitesh, ku edhe zhvillon karrierën e tij si piktor.

Në një intervistë ndryshe për 'Mos i fol shoferit' nga Rudina Dembacaj, ku ai drejton makinën, ka treguar shifrën e pikturës së tij më të shtrenjtë.

"Kam shitur edhe 30 mijë euro, një tablo 1:1 por është banale të flasësh me çmime. Nuk është çmimi që vendos vlerën. Arti është një fenomen që korrupton shumë, një nga fenomenet më të frikshme kur vjen puna tek korrupsioni dhe keqkuptimet. Arti është një biznes pa kriza në kohë lufte," - tha ai.

Piktori shtoi se arti i tij vlerësohet më tepër në Belgjikë sesa në Shqipëri, gjë që mund të ketë drejtuar Robertin për në Belgjikë.

EMISIONET