Një baba që përdhunoi vajzën e tij, është burgosur për nëntë vite falë provave që adoleshentja trime paraqiti përpara vdekjes së saj.

James Elder mbajti dhe abuzoi të bijën Jamie-Leigh Craig në banesën e tij në Parkhead të Glasgout në shtator 2016.

19-vjeçarja më vonë i ka rrëfyer nënës se çfarë ndodhi, por vajza, e traumatizuar i dha fund jetës në shtëpinë e saj, në qytetin Southside në dhjetor 2016.

Ajo i kishte folur me guxim policisë menjëherë pas përdhunimit dhe deklarata e saj u lexua në Gjykatën e Lartë në Glasgow.

Kjo bëri që 43 vjeçari të dënohej për sulmin e tmerrshëm seksual pas një procesi gjyqësor që u mbyll muajin e kaluar.

Një gjykatës tha se Elder vazhdon të mohojë krimin pasi ai e burgosi për nëntë vite.

Zoti Matthews tha: "Ju jeni dënuar për përdhunimin e dhunshëm të vajzës tuaj. Për një baba që ta sulmojë vajzën e tij në këtë mënyrë është e paimagjinueshme '.

Ai më tej e përshkroi veprën si 'të neveritshme' dhe 'shkelje të rëndë të besimit'.

Elder do të mbikëqyret për dy vjet të tjera pas lirimit të tij. Ai u vendos në listën e shkelësve të seksit për një kohë të pacaktuar.

Duke e përshkruar vajzën pas asaj që ndodhi, nëna e saj Liz Craig i tha gjykatës: "Nuk ishte vajza që njihja. Ishte histerike".

Nëna tha se vajza vazhdoi të deklaronte se Elder 'e përdhunoi'.

Gruaja i tha jurisë: "Ajo u gjunjëzua pranë meje dhe filloi të qante.

"Ajo më vuri kokën në prehër. E kam kapur. I vura duart rreth saj dhe i dhashë një përqafim".

Thuhet se sulmi ka zgjatur 10 minuta, por 'dukej sikur ka zgjatur përgjithmonë'.

Në Gjykatë u tha fillimisht, se vajza kishte përfunduar në spital menjëherë pas përdhunimit kur nëna e saj e kapi atë duke gëlltitur tableta.

"Dua vetëm drejtësi. Unë jam zëri i vajzës time tani".

'Ju kurrë nuk do të kuptoni derisa të humbni një fëmijë.'

Javë pas sulmit, Elder i tha një vizitori në shtëpinë e tij se ai ndihej "fajtor" për atë që kishte bërë.

Familja e Jamie-Leigh pretendon se Elder duhej akuzuar dhe dënuar edhe për vrasje.

/Ora News.tv/