Një vajzë e re u gjet e vdekur në një ndërtesë në Kommeno, në ishullin Korfuz.

Sikurse raportojnë mediat greke vajza ishte rreth 16-vjeç dhe i dha fund jetës së saj me një lak të improvizuar.

Grupet e shpëtimit të EKAB nxituan ta kthenin në jetë, por ishte shumë vonë.

Trupi është transferuar në Spitalin e Korfuzit, ku priten rezultatet e ekspertizës.  

Sipas informacionit, vajza la një shënim ku tregonin arsyet që e çuan atë në këtë akt.

/Ora News.tv/