1200 vende pune në Fier, Kryeministri Edi Rama viziton Panairin e Punës

1200 vende pune në Fier, Kryeministri Edi Rama viziton Panairin e

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Panairin e Punës në Fier. Kreu i qeverisë ka parë nga afër vendet e punës që ofrohen si dhe ka diskutar mbi mundësitë dhe problemet që kanë kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair.

60 kompani të ndyrshme ofrojnë 1200 vende pune. Ndërsa e veçantë në këto panaire të ngritura në mbarë vendin është se një punëkërkues mund të punësohet menjëherë, nëse përmbush kërkesat e  punëdhënësit.

 “Në këtë panair janë 60 subjekte dhe 1194 vende të lira të shpallura nga këto subjekte. Ndërkohë kemi dhe 230 vende të lira që nuk janë pjesëmarrës këtu, nga të cilat 35 i kemi në Fier dhe 195 në Lushnje”, u shpreh një nga punonjëset e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Fier.

Gjithashtu kompani të ndryshme në fushën e fasonerisë, apo në bujqësi e blegtori janë në kërkim të inxhinierëve me arsim të lartë.

Por pavarësisht vendeve të lira, shumë kompani në bashkëpunim me zyrat e punës e kanë të vështirë të rekrutojnë punonjës për shkak të mungesës së kualifikimeve.

EMISIONET