10 gjëra të tmerrshme që dikur ishin të ligjshme dhe normale

Nëse mendoni se njerëzit modern bëjnë gjëra të çuditshme, ju duhet të njihni disa raste historike relativisht të kohëve të fundit. 

Paraardhësit tanë bënë gjëra shumë më absurde dhe madje ishin të lejuar me ligj!

Më poshtë janë 10 qëndrime që më herët ishin krejtësisht të pranueshme.

10. Trajtimi me kokainë

100 vjet më parë, kjo substancë nuk konsiderohej e rrezikshme. Përkundrazi, mund të merrej në çdo farmaci. Kokaina u rekomandohej edhe fëmijëve si pilula gjumi. U përdor gjithashtu për të kuruar kollitjet dhe për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve. Dhe si çdo ilaç tjetër, kishte shumë reklama të pikave dhe shurupit të kokainës.

9. Dërgimi i fëmijëve me postë

Tingëllon si një shaka, por në fillim të shekullit të njëzetë, ishte absolutisht e ligjshme që të dërgoni një foshnjë me postë tek të afërmit tuaj. Kostoja e transportit kushtonte rreth 15 cent, me kusht që fëmija të peshonte jo më shumë se një dërgesë  standarde. Ndoshta në këtë mënyrë, prindërit kursenin para kur dërgonin fëmijët tek gjyshërit e tyre.

8. Kafaze në dritare për foshnjat

Në vitet 1930, në Britani, ju mund të shihni kafaze teli në dritaret e shumë shtëpive. Me këto objekte artificiale, foshnjat thithën ajrin e pastër, ndërsa nënat e tyre ishin të zënë me punët e shtëpisë. Është e pabesueshme, por këto kafaze janë konsideruar të sigurta. Çfarë mendonin prindërit e asaj kohe?


7. Hermitët e kopshtit

Disa njerëz të pasur kanë bërë që njerëzit e tjerë të vuajnë vetëm për të përmbushur tekat e tyre të çmendura. Në shekullin e tetëmbëdhjetë, në Evropë, ekzistonte mënyra e të pasurit në kopsht të një " Garden hermit" personal. Ata e kishin të ndaluar të laheshin të prisnin flokët, thonjtë dhe duhet të jetonin në një "shpellë" artificiale. E gjitha bëhej me qëllim që të tregonte  "dekorimin e gjallë" për mysafirët e tij.

6. Trajtim i dyshimtë

Në të kaluarën jo aq të largët, mjekët nuk kishin idenë për nevojën e dezinfektimit dhe e përdorën të gjitha llojet e metodave të çuditshme: gjakderdhje për të gjitha sëmundjet, prerja e gjuhës për të "kuruar" belbëzimin, lobotomi dhe goditjet elektrike. Edhe për mjekët më të suksesshëm në atë kohë, për shembull, si kirurgu ortopedik amerikan Lewis Sayre (fotoja më poshtë me një pacient), operacionet me një rezultat vdekjeprurës nuk ishin një gjë e rrallë.

5. Lodra radioaktive

Në vitet '50 të shekullit të njëzetë, rrezatimi nuk u pa me aq shqetësim sa sot: thjesht nuk konsiderohej të ishte shumë i rrezikshëm. Lojërat "Atomike", si mini-laboratori që mund të shihni, ishin shumë të njohura. Ky përmbante elementë radioaktivë si: polonium dhe uranium, por, sigurisht, në doza mikroskopike.

 

4. Kopsht zoologjik për njerëzit 

Shumë kohë më parë, ekspozitat e aziatikëve dhe afrikanëve si njerëz të egër ishte një "argëtim" popullor në Perëndim. Dhe shumë herë u vendosën pranë majmunëve, për të "testuar" teorinë e Darvinit.

Kjo praktikë e turpshme u miratua për një kohë të gjatë, dhe kjo foto tregon, kopshtin zoologjik të Belgjikës në vitin 1958.

3. "Ekskursione" për azil

Në të kaluarën, pacientët në mjediset psikiatrike u trajtuan në mënyrë të tmerrshme dhe të dobët. Kjo ndodhi edhe me pagesën e mirëmbajtjes së këtyre njerëzve për të dashurit e tyre.

Por kjo dukej pak për pronarët e këtyre institucioneve psikiatrike, të njohura si azil'. Ata vendosën të organizonin një biznes të vogël. Për një tarifë të moderuar, çdokush mund të hyjë dhe të shohë të sëmurët mendorë dhe madje t'i ndëshkojë me një shkop.

2. Koleksione të pjesëve të trupit

Sot, vetëm një psikopat do të grumbullonte pjesë të trupit si trofe. Por shumë kohë më parë, kjo ishte një praktikë e zakonshme: njerëzit e nivelit të lartë kishin koleksione të veçanta të pjesëve të trupit njerëzor dhe nganjëherë ushtarët i merrnin në dorë kafkat e armikut të tyre. Ishte pikërisht ajo që bëri një marinar i Luftës së Dytë Botërore, siç mund të shihet në imazhin e mëposhtëm, me kafkën e një ushtari japonez.

1. Rekomandimi i duhanit gjatë shtatzënisë

Në ditët e sotme ka shumë ligje që ndalojnë pirjen e duhanit në vende të caktuara, por 70 vjet më parë mjekët amerikanë rekomanduan që gratë shtatzëna të pinë duhan për të luftuar kapsllëkun. Gratë u lejuan të pinë duhan në spital pas lindjes. Nuk e imagjinojmë dot nëse mjekësia do ta kishte ende atë mendim.

EMISIONET