Oranews.tv - Arkiva e Emisoneve – Ora News

Të Paekspozuarit

Janar 2015- Qershor 2016

Të Paekspozuarit” ishte një format unik televiziv në Shqipëri, me fokus në gazetarinë investigative. Qëllimi i emisionit ishte jo vetëm t’u hedhë një vështrim ngjarjeve shqetësuese por të analizojë thelbin e tyre duke realizuar ndoshta për herë të parë në Shqipëri ekspozimin rrënjësor të korrupsionit, injorancës, banalitetit dhe keq -qeverisjes, elementë të cilët e kanë shoqëruar vendin tonë gjatë gjithë këtyre viteve të vështira të tranzicionit. Ideatori dhe drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi.Emisioni u transmetua ne Ora News Janar 2015- Qershor 2016. Çdo të enjte ora 20:45

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

100 Minuta

Nentor 2014- Gusht 2015

Emisioni "100 minuta" u moderua nga Blendi Salaj . Emisioni u ndërtua në tre pika kyçe: Aktualiteti, bashkebisedimi dhe personazhi i javes. Emisioni nisi rrugëtimin në Ora News më 7 Nëntor 2014 u mbyll në gusht 2015 “100 minuta” u transmetua çdo të premte në ora 21:00

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ballkan Magazine

Tetor 2014- Gusht 2015

Emisioni "Ballkan Magazine", ideuar dhe drejtuar nga gazetarja Linda Karadaku, trajtoi problemet e rajonit, zhvillimet ne vendet e Ballkanit dhe ndikimin e ndersjelltë që kanë tek njeri-tjetri. Ballkan Magazine u transmetua 3 here ne javë me ngjarjet me te rendesishme rajonale, intervista ekskluzive, reportazhe dhe informacione per rajonin. "Ballkan Magazine". Nisi ne tetor 2014 u mbyll ne gusht 2015

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ditë e Re

Shtator 2014- Korrik 2016

Nje emisioni i drejtuar nga Gert Çarçani dhe Stela Kotri nisi rrugetimin ne shtator 2014 u mbyll ne korrik 2016. Emisioni transmetohej çdo ditë nga e hena ne te premte ora 07:00 - 09:00.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Insight

Qershor 2015- Shtator 2016

Një emision nga Mimoza Picari. Emisioni filloi transmetimin ne Qershor 2015 u mbyll ne Shtator 2016. U transmetua çdo të diele 20:30 në ekranin e Ora news

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Natën Vonë

Viti 2012 – Nëntor 2014

Nje emision nga Jonida Shehu. Nisi ne 2012 u mbyll ne Nentor 2014. Intervista "pa kravate", biseda të çlirta e pa komplekse, po edhe përballje argumentash.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jamais Vu

Shtator 2012 - Mars 2015

Një program i ideuar dhe i drejtuar nga gazetari Mustafa Nano. U transmetua Shtator 2012 - Mars 2015. Një intervistë atipike, ku funksionin e pyetjeve e luanin fotografitë e materialet video të zgjedhura me kujdes mbi bazën e mesazhit që ato bartin. I ftuari ishte nën shoqërinë e gazetarit Mustafa Nano, ku ky i fundit, me ndërhyrjet, nënvizimet dhe pyetjet e tij,ndërtonte një bashkëbisedim mbi argumenta nga më të ndryshmit, me synimin për të nxjerrë në dritë një profil të panjohur të të ftuarit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ora Ekonomi

U mbyll ne Dhjetor 2014

Emision nga Besart Kadia. U mbyll ne Dhjetor 2014. U transmetua çdo të hënë ora 22:00. Analiza ekonomike e javës, në Shqipëri dhe botë. Të ftuar ekspert të ekonomisë në një debat mbi shifrat ekonomike në vend.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Alarm

Çdo ditë në orën - 21:00

Në Ora News vjen emisioni investigativ Alarm. Shqetësimet e ndryshme, temat që zgjidhen, problematikat që shqetësojne qytetarët, denoncime te ndryshme vijnë çdo mbrëmje nga e hëna në të shtunë  në orën 21:00 vetëm në Ora news me Alarm.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në Fokus

Çdo të hënë dhe të premte - 23:05

Pre 13 shtatorit 2015 transmetohet çdo të hënë dhe të premte ora 23.00 në drejtimin e gazetarit Nertil Agalliu. Me të ftuarit në panel trajtohen temat më të nxehta dhe debati i ditës.

Me një eksperiencë televizive prej disa vitesh, Nertil Agalliu ka drejtuar dhe moderuar edhe emisione te tjera, por edhe folës në edicionet informative të lajmeve.

“Ne Fokus” mund të ndiqet edhe LIVE ONLINE   çdo të hënë dhe të premte ora 23.00

Çdo emision është dhe në Youtube.
Na kontaktoni në adresën e emailit  nefokus@oranews.tv

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter