
Kryeministri Berisha është në fushatë. Çdo orë, çdo ditë, çdo javë. Si gjithë jetën e tij. Që nga dita kur i tha Besnik Mustafajt në Qytetin Studenti, ditën që u legalizua pluralizmi: tani fillon… Por kjo fushatë historike, për më shumë sesa një arsye, për politikanin historik të transformimit shqiptar, ka së paku tre defekte paraprake.
Defekti i parë i fushatës së Berishës është modeli i zgjedhur: duket qartësisht që turi i takimeve me të rinj apo në rrethe, terminologjia, filozofia ‘s’kemi bërë aq sa duhet, do bëjmë më shumë’, ngjajnë si dy pika uji me një fushatë fituese, të sapodalë fituese të përtej oqeanit. Ajo e Barack Obamas. Por ky është vetëm një iluzion. Obama është liberal i majtë; Berisha është gjithsesi konservator. Obama është sportiv dhe nën 50 vjeç, Berisha është dinamik por gjithsesi nuk vrapon mëngjeseve në park. Shkurt, për këtë pikë të parë, asgjë nuk të çon te adoptimi i fushatës Obama për Berishën e 2013-ës. Por kemi ende fushatë dhe nuk duket të jetë një zgjedhje përfundimtare. Nëse është, do të shohim ç’efekt do të ketë.
Defekti i dytë paraprak i fushatës së Berishës është që, të paktën deri tani, ai ka rënë në më të shumtën e rasteve pre e axhendës së Ramës, qoftë edhe duke e kundërshtuar atë. Po kundërshton taksën e sheshtë, shëndetësinë universale, heqjen e taksës së biznesit të vogël, konventën, protagonistët e saj, ngjyrat, prurjet e reja në parti, e të tjera. Për shumë prej tyre mirë bën, por ne e dimë që në politikë dhe komunikim, kush bën axhendën ka përparësi.
A ka mundësi Berisha të ndërtojë një axhendë të tij? Po. Me kusht që të ndajë mendjen që shqiptarët do ta votojnë nëse u ndërton një utopi të re; jo për t’u shpërblyer realitetin e utopisë politike të deritashme. Sepse, zgjedhësit nuk shpërblejnë për të kaluarën, vetëm ndëshkojnë; maksimumi votojnë utopinë e të ardhmes.
Defekti i tretë i fushatës së Berishës është ndjesia që ai po bën fushatë vetëm. Për të cilën nuk ka nevojë. Askush s’e diskuton si lider brenda kampit të tij, as për historinë madje. Askush nuk ka dyshim që ai vendos përcakton, e të tjerë. Zgjedhësit nuk duan këtë. Ndoshta Berisha, për të ruajtur kompaktësinë e kampit, për të ruajtur motivimin e të gjithëve, për të ruajtur sistemin nga erozioni, konfliktualiteti i niveleve të dyta e të treta, do t’i lërë të gjithë stand by. Ndërsa i kursen kampit të tij energjitë negative, ai në fakt i kursen energjitë motivuese aq të domosdoshme për mandatin e tretë. Ja pse angazhimi i një spektri të gjerë njerëzish; nga protagonistët e nivelit të parë të këtyre 8 viteve, një gamë edhe më e gjerë e figurave të spikatura të nivelit të dytë apo të tretë, si dhe prurje të reja mund të bënin një kor në vend të një solisti, si ç’po ndodh të paktën deri më tani.
Kur ka qenë kor, sigurisht me atë solist, PD-së i ka ecur më mbarë. Ndaj ky defekt paraprak ka kohë, por dhe pak, për t’u menaxhuar. Sidoqoftë Berisha është edhe anti-Berisha, Berisha është edhe alter-Berisha. Ndaj waiting…
Kryetari i Partisë Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, tha se vota për kandidatin Agim Kraja dhe forcen politike qe ai perfaqëson është votë për historine, vlerat dhe traditen. Spahiu tha se PLL do te kete perfaqësuesit e vet ne parlamentin …
Një i ri ka arritur të arratiset nga komisariati numër 1 në Tiranë, duke u hedhur nga kati i 3-të i ndërtesës së Komisariatit. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 minuta të mbrëmjes së sotme, ndërsa po merrej në pyetje nga …
Qarku i Kukësit ka përplasur ish partnerët në qeveri, ku edhe në mitingun përmbyllës në qytetin e Lushnjës, kryetari i LSI Meta akuzoi Kryeministrin e vendit se ka dërguar forcat e armatosura në veri të vendit. Meta tha se me …
Një grindje që nuk ndodh për herë të parë mes çiftit shqiptar ka përfunduar me vrasjen e nënës së dy fëmijëve. 36- vjecari Lulzim Hadaj ka vrarë me thikë gruan e tij Irma Hadaj 32 vjece në provincën San Xhovani …
Këmbana që PS i ka dërguar herë pas here gjatë fushatës elektorale se e ka braktisur bota, duket se e ka shtyrë Kryeministrin të kalojë në sulm, duke i kërkuar kreut të socialistëve të japë shpjegime për akuzat e Kongresmenit …
Hapen punimet e projektit energjetik të KFW-së gjermane në Shqipëri, por në aktivitetin inagurues nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë Pasditen e sotme në Zemblak të qarkut të Korçës u përurua fillimi i …
Qyteti i Fierit ka qenë ndalesa e fundit e së mërkurës për Partinë Socialiste. Me një pjesmarrje masive në mitingun elektoral përmbyllës, Rama ka garantuar fierakët se ai sëbashku me skuadrën e Rilindjes do të justifikojë besimin e tyre me …
PDIU ka mbyllur fushatën elektorale në Qafë Botë në një marshim që përkon me rrugëtimin e çameve gjatë genocidit ndaj tyre. “Nuk kishte si të zgjidhnim një vend tjetër për të mbyllur fushatën”, u shpreh kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, …
Ministrja e Punëve të Jashtme e Italisë, Emma Bonino, ka thënë se Kosova ndodhet në një pikë të rëndësishme kthese, duke e vlerësuar si arritje tejet të madhe arritjen e marrëveshjes së 19 prillit. Bonino theksoi se kjo marrëveshje mund …
Presidenca irlandeze me Bashkimin Evropian (BE), sot i theu të gjitha shpresat se Unioni do t’i kapërcejë të gjitha interesat e ngushta dhe pas pesë raporteve pozitive me rekomandime të Komisionit Europian do t’i ndajë Maqedonisë datë për fillimin e …
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, konfirmoi për Telegrafin se kanë dorëzuar kërkesën që të shtyhet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Kuvendin e Kosovës. Në një prononcim Kuçi ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë kërkesë …
Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd, Lulzim Peci, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të mospajtimeve me kryeministrin Hashim Thaçi. Ai ka treguar se kryeministri i ka telefonuar pas një deklarate të dhënë për mediat në Beograd se …
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ka huazuar aparate telefonike satelitore Policisë së Shtetit në mbështetje të punës së kësaj të fundit në zonat e largëta rurale gjatë zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 23 qershor 2013. Prezenca e ofroi një …
Incidentet elektorale të shënuara gjatë fushatës në Shqipëri nuk janë një shenjë e mirë për demokracinë në vend. Kështu ka deklaruar nga Kukësi Ambasadori i Suedisë në vendin tonë Patrik Svenson. Gjithashtu diplomati suedez ka theksuar faktin se nëse vëzhguesit …
Jo gjithçëka në jetë u ka shkuar në perfeksion, përpara se ata të ishin të famshëm kanë përjetuar një dhimbje të madhe dhe madje disa prej tyre janë rritur edhe jetimë. Ikona e bukurisë Marylin Monroe ka kaluar një pjesë …
Kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës, Arben Malaj, në konferencën për shtyp me gazetarë të rajonit të Sarandës, në ditën e fundit të fushatës në këto dy rrethe, ndërsa ka falenderuar mbështetësit dhe votuesit e Sarandës dhe Delvinës ka …
Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, një prej instancave të rëndësishme të ruajtjes së rendit dhe sigurisë po merr masat e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Nisur nga rëndësia që kanë zgjedhjet parlamentare policia e Kukësit ka intensifikuar punën …
Qarku i Fierit, i dyti me i madh ne vend sa i takon procesit te zgjedhjeve te 23 qershorit do te kete 10 KZAZ për administrimin e votave. Sipas prefektit te qarkut Fier, Shkeqim Murati, ne total per 3 rrethet …
Ricky Martin ka pranuar që pjesën më të madhe të kohës së tij i’a kushton familjes. Ai është fotografuar gjatë kohës që ndodhej në aeroportin e Sydney të Australisë, duke u nisur për të kapur një fluturim për në Los …
Teatri i Adrianopolit dheTeqja e Melanit kalojne nen varesi te Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te Parkut Arkeologjik Antigone. Dy monumente te rendesishme te lugines se Drinosit siç eshte Teatri Antik i Adrianopolit dhe Teqja e Melanit kane kaluar nen …