
Në gusht të vitit 2011, në gazetën “Shqip” kam botuar shkrimin me titull “Qeveria i ikën Jugut”. Një shkrim që pasoi me reagime të ndryshme. Teksti kishte lidhje me konstatimin që segmentet rrugore që nisnin nga Fieri deri në Gjirokastër ishin në gjendje mjerane, të rrënuara dhe me gropa të shumta në krejt shtrirjen e tyre.
Pas dy vjetësh, për shkak të një udhëtimi të ripërsëritur gjatë kësaj jave në Gjirokastër, po i rikthehem së njëjtës temë. Rruga e përuruar para disa muajve që lidh Levanin me afërsinë e Memaliajit e ka ndryshuar krejt luginën që gjarpërohet prej lumit Vjosë. Është një hapësirë, e cila është bërë shumë më e jetueshme dhe ka krijuar një gjendje lëvizjesh dhe investimesh nga banorët e kësaj zone. Mirëpo, matanë këtij ndryshimi, një katastrofë harrese dhe varfërimi po ndodh në zonën ku dikur kalohej përmes rrugës së vjetër kombëtare. E kemi fjalën për fshatrat që nisin prej Patosit dhe deri në Fratar. Janë disa mijëra banorë të kësaj zone, të cilët përjetojnë një izolim dhe harresë të rëndë administrative e financiare. Rrugët e kësaj zone të sjellin në kujtesë imazhet e Shqipërisë së viteve 1992. Të mbushura me gropa dhe të zëna vende-vende prej masiveve të dherave të shkarë prej erozionit dimëror. Një jetesë mjerane, e cila s’ka asnjë ngjashmëri me atë që bëhet në zonat metropolitane të vendit. Një infrastrukturë që degradohet për çdo orë dhe përgjatë secilës ditë që rrjedh. Shërbimet sociale të munguara dhe biznesi lokal në një pamje malarike.
Pa mbetur shumë te kjo pamje, do të doja të rikthehesha te një çështje që ka lidhje me veprën kryesore të këtij dhjetëvjetëshi në gjerësinë përgjatë brigjeve të Vjosës që lidh Levanin me Tepelenën. Është fjala për dy segmente të lëna në peizazhin skandaloz të viteve 1992. Dhe konkretisht për segmentet e vogla të rrugës Fier-Levan dhe Memaliaj-Tepelenë. Gjendja në segmentin e parë është më e keqe se rruga e dikurshme Fier-Lushnjë, dhe konkretisht ajo e viteve 1990-1995, e mbushur me gropa dhe e degraduar prej mungesës së mirëmbajtjes. Një rrugë e bërë e ngushtë, për shkak të degradimit fizik, por edhe për arsye të amortizimit fizik prej automjeteve të tonazheve të rënda. Kjo gjendje ka më shumë se dy vjet që është në këtë mjerim. Por askush nuk shqetësohet prej saj. Edhe pse është segmenti që bën bashkimin e kapilarëve kryesorë rrugorë të vendit që lidh zonat e Jugut, ato të Bregdetit jonian me qytetet e Shqipërisë së Mesme. Nëpër këtë segment kalojnë dhjetëra mijëra mjete dhe qindra mijëra qytetarë, të huaj, turistë e vizitorë, delegacione dhe misione etj., etj. Kohë më parë, autoritetet e Ministrisë së Transporteve u justifikuan se kjo ka lidhje me vonesën e punimeve që lidhen me Unazën e Fierit. Por ka kaluar koha e dy vjetëve dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Sipas gjasave, edhe në muajt e ardhëm, e njëjta gjendje në përkeqësim ka për të vijuar. Por edhe më skandaloz është segmenti Memaliaj-Tepelenë. Mijëra mjete e qytetarë që lëvizin përditshmërish në këtë segment mallkojnë e mërmërisin pakënaqësinë e tyre për atë rrugë të bërë të pakalueshme dhe ku norma e amortizimit të mjeteve është padyshim më e larta në të gjithë republikën. Askush nuk jep përgjigje për vonesën dhe lënien përgjysmë të punimeve në këtë segment rrugor. Ai, së bashku me segmentin Fier-Levan, shkaktojnë për çdo kalimtar dhe automjet një vonesë prej gati një ore, duke rikthyer për këtë shkak kohëzgjatjen e dikurshme të distancës Fier-Gjirokastër, kur kalohej nëpër rrugën mjerane të Ballshit dhe të zonës së Tepelenës.
Natyrisht kjo gjendje nuk përkon me një reagim apo formë refuzimi qytetar. Për këtë mjerim dhe harresë, që ka për provë këto segmente rrugore, çuditërisht nuk e ngrenë zërin as qeverisësit vendorë me shumicë, që i përkasin opozitës, as ata të pushtetit qendror që kryesojnë prefekturat apo qarqet si në Fier, ashtu edhe në Gjirokastër. Kjo është një heshtje e paturpshme dhe mungesa e reagimit të deputetëve në Parlament është edhe më tepër turp. Arsyeja nuk është thjesht për mungesë fondesh apo për “buxhete të pakaluara”. Kjo është një shpërfillje kriminale për të drejtën e qytetarëve, të cilët në rrugë nuk kanë as përkatësi e as parti. Janë të gjithë të njëjtë në mallkim për cilësinë e keqe dhe degraduese të rrugëve në jug. Reagimi i tyre shpreh sesa pak cilësi dhe ndërgjegje sociale kanë për llogari të jetës së tyre. Ato dy segmente janë një provë trishtuese për harresën prej qeverisë. Do të mjaftonte ripërsëritja e bllokimit të rrugëve çdo ditë nga një ose dy apo tri orë, për të parë sesa shpejt do të ndryshonte cilësia e atyre 5 deri 10 kilometrave që kanë mbetur në gjendjen skandaloze në arterien kryesore kombëtare në jug të vendit. Këtë harresë qeverisëse, e zhduk vetëm reagimi dhe protestimi qytetar. Një protestë, në rastin tuaj, do të ndryshonte cilësinë e përhershme të udhëtimit drejt Gjirokastrës, Tepelenës dhe zonave të tjera përgjatë Vjosës. Qytetarë e fshatarë të zonës, ndihmojeni veten!
Burimi : gazeta-shqip.com
Përfaqësuesit politikë në parlamentin e Kosovës nga radhët e komuniteteve pakicë, vazhdojnë të kërkojnë që t’u zgjatet mandati për vendet e rezervuara në kuvend edhe për të paktën dy mandate të tjera legjislative. Në bazë të pakos së Marti Ahtisarit, …
Në prapaskenat e gjysëm filanes së Eurozovizionit ku merrte pjesë Shqipëria ka plasur sherri mes gazetarëve shqipëtarë dhe këngëtares serbe, e cila fitoi festivalin e Eurosong në vitin 2007. Marija Sherifoviç ka fyer gazetarët shqiptarë si dhe përfaqësuesit e vendit …
Qeveria e re italiane përballet me protestat e para për masat shtrënguese të paralajmëruara ditë më parë. Mijëra protestues, të udhëhequra nga sindikalistët, kanë protestuan në kryeqytetin italian Romë kundër politikave të qeverisë së koalicionit të ri. Protestuesit i kërkuan …
Komediani dhe politikani italian Bepe Grillo ka vlerësuar sot se Qeveria e re italiane nën udhëheqjen e Enriko Leta do të bjerë shumë shpejt dhe kjo do të vij pasi sipas tij Silvio Berluskoni do të krijojË një gjë të …
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi një deklaratë ku përmbledh qëndrimin e Koalicionit mbi zhvillimin e fushatës “pre-mature” zgjedhore si dhe mbi domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit dhe nisjes së një fushate korrekte në datën 24 Maj 2013. Në këtë deklaratë …
Qyteti i Beratit ka qenë stacioni i radhës i Partisë Demokratike për prezantimin e kandidatëve për deputetë të këtij qarku. Në një miting madhështor në sheshin e qytetit, kryeministri i vendit Sali Berisha, theksoi se kandidatët e PD-së, do jenë …
1 i vdekur dhe katër të plagosur, është bilanci i një aksidenti të trefishtë të regjistruar pasditen e sotme në aksin Lac-Mamurras. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, kur automjeti tip Fiat “Punto” me targa AA 484 BP, …
Në rrugëtimin për prerzantimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit LSI është ndalur pasditen e sotme në qarkun e Durrësit. Nga qyteti portë, i lidhjes me botën përëndimore, kreu i LSI Ilir Meta sulmuar Kryeministrin dhe …
Qeverisja 8-vjeçare e Saliut është në grahmat e fundit. Kështu ka deklaruar nga selia e rozë, Sekretari për Programin në PS Ilir Beqja, ku sipas një përllogaritje të tij çdo ditë mbyllen rreth 23 biznese, apo në çdo orë mbyllet …
E ndërsa ka udhëtuar prej ditësh nga qyteti në qytet për të prezantuar skuadrën e tij të Rilindjes, kryesocialisti Edi Rama është përballur me një mision krejt të vecantë, prezantimin e tij si kandidat për deputet ne qarkun e Vlores, …
Ministri i Transportit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, ka reaguar lidhur me deklaratat e një dite më parë të shefit të opozitës në Fier, “se socialistët nuk kërkojnë t’i ulim taksat për një grusht miliarderësh”. Në një deklaratë për mediat …
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, ka zhvilluar sot një takim me minatorët e Valiasit në kuadër të 22-vjetorit të grevës së Përgjithshme të sindikatave. Manjani u shpreh se është turp që Kryeministri aktual festoi 22-vjetorin në Hotel …
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Peshkopi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Pazarit”, ku automjeti me targa AA 280 AJ, i cili po udhëtonte me …
Nga qyteti i Durresit kreu i FRD -së Bamir Topi i është kundërvënë kryeministrit Berisha sa i takon deklaratave të tij të disa ditëve më parë për liberalizimin e vizave me SHBA. Topi tha se kjo është një çështje që …
23 qershori duhet të jetë dita kur do të pwrcaktohet rruga e përbashkët drejt Europës. Nga qyteti i Ersekës , kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim elektoral tha se kjo rrugë shkon përpara duke votuar koalicionin “Aleanca …
Nga 2.4 milion vizita që kryeheshin në parësor në vitin 2006 në 2012 kjo shifër ka arritur në 6 milion vizita. Ky shtim i vrushëm i referohet besimit të mjekut të familjes dhe kontakti më të afërt që kanë pacientët …
Pakënaqësi dhe akuza adresuar kryetarit të Unionit të Gjyqtarëve nga anëtarë të bordit dëshmuan qartë se marrëdhëniet në këtë union janë të tensionuara e po shkohet deri në përçarje të kësaj strukture. Anëtari i bordit të unionit, Gert Hoxha, mohoi …
Për më shumë se 15 vjet komunat Ballaban, Sukë, Dishnicë dhe bashkisë Këlcyrë në rrethin e Përmetit kanë patur infrastrukturë të amortizuar që vështirësonte lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Fondi Shqiptar i Zhvillimit në zbatim të strategjisë së zhvillimit rural …
Tiago Silava pritet që të jetë mbrojtësi i ardhshëm i skuadres së Barcelones. Braziliani duket i pakënaqur te skuadra e PSG, pasi kërkon që në të ardhmen të fitojë trofeun e Chempions Ligë. Për të realizuar këtë ëndërr dhe për …
E ardhmja e Mourinhos pas humbjes në finalen e Kupes së Mbretit shihet larg Madridit dhe londinezët e Chelsea qëndrojnë në “pol pozicion” për të rikthyer portugezin në në drejtimin e bluve. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail” Jose Mourinho kërkon …