“Presidenti”, një arrë e maxhorancës për opozitën
21/04/2017 - 14:31 Nga: Mentor Kikia

Problemi mbetet mes Ramës e Metës.

Unë besoj se ata e kanë zgjidhur, por thjesht mund ta përdorin – kjo është një hipotezë tani- që nëse do të bjerë opozita në “grackën” e maxhorancës për tu ulur në bisedime për të diskutuar cështjen e presidentit, mund ta përdorin si një arrë për tia ofruar opozitës me shpresën që të heqë dorë nga bojkoti i zgjedhjeve në mënyrë që më 18 qershor të mos luhet me një skuadër. 

Nëse jo, çështja e presidentit është e zgjidhur dhe nuk ka nevojë të bëhet teatër me raundet e njëri pas tjetrit.

Unë parashikoj se do të konsumohen 4 raundet pa asnjë emër, sepse realisht emrin e dinë vetëm dy njerëz, Rama dhe Meta dhe në raundin e fundit nëse nuk do të përdoret si trofe për bisedimet me opozitën atëherë do të kalohet në një emër për të cilën është rënë dakord Rama e Meta”

(Analisti Mentor Kikia komenton zgjedhjen e presidentit në emisionin “Arena”)

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close